Reali vështirë se do të tentojë të blejë kartonin e Kylian Mbappes

Futboll

Reali vështirë se do të tentojë të blejë kartonin e Kylian Mbappes

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:39
Reali vështirë se do të tentojë të blejë kartonin e Kylian Mbappes

Me kampionatet e ndaluara për shkak të pandemisë së koronavirusit shumë klube po humbasin shumë para dhe kjo mund të bëjë që një pjesë e tyre të rishikojnë planet e merkatos së verës, përfshirë këtu edhe Realin e Madridit që sipas asaj që raporton AS, vështirë se do të tentojë të blejë kartonin e Kylian Mbappe, që kushton rreth 200 milionë euro  një shifër e lartë kjo edhe për Los Blancos në këtë kohë krize.

Sipas gazetës që qëndron shumë afër klubit madrilen Reali i Madridit mund të vëjë sërish bast te Luka Joviq i cili u ble nga Frankfurti para një viti për plot 60 milionë euro, por nuk arriti të linte shenjë në sezonin e tij të parë.

Nga i larguar i mundshëm Jovic tashmë mund të kthehet në pikën e referimit të sulmit të Realit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat