Në qendër të vëmendjes

Futboll

Në qendër të vëmendjes

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:59
Në qendër të vëmendjes

Vitet e fundit, e ardhmja e Gareth Bejl ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes para se të fillojë merkatoja, por uellsiani nuk do të largohet nga Madridi pa përfunduar kontrata e tij, në vitin 2022.

Është spanjollja “AS” ajo që jep lajmin për fatin e uellsianit, i cili në merkaton e verës së kaluar gati sa kaloi te skuadra e Jiangsu Suning, por Reali u tërhoq në momentin e fundit duke e kthyer përsëri në Madrid Bejlin që kishte arritur ndërkohë në Kinë.

Raportimi vazhdon më tej duke cituar burime të afërta nga sulmuesi i Realit, të cilat i siguruan “AS” se Bejl është i bindur që nuk ka një skuadër tjetër më të mirë për të përfunduar karrierën e tij në futbollin elitar.

Ai është 30 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe fiton 14.5 milionë euro në sezon. Vlera e tij është rreth 30 milionë euro, sipas “Transfermarket”, të gjitha këto arsye të mjaftueshme për të kuptuar zgjedhjen e tij.

Gareth Bejl iu bashkua Realit në vitin 2013 dhe që atëherë ka luajtur 249 ndeshje dhe ka shënuar 105 gola, 3 nga të cilët i ka shënuar në finalet e Ligës së Kampioneve (1 kundër Atletikos në vitin 2014 dhe 2 kundër Liverpulit në vitin 2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat