Capello: Lojtarët duhet të suportojnë komunitetet e tyre

Futboll

Capello: Lojtarët duhet të suportojnë komunitetet e tyre

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:58
Fabio Capello

Trajneri i madh italian, Fabio Capello, ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale.

Pas përhapjes së pandemisë Covid-19, bota e futbollit (jo vetëm) qëndron mbi një situatë të jashtëzakonshme.

Rreziku është i madh që kriza ekonomike ta përfshijë gjithë globin. Komunitete të shumta e kanë të pamundur të përballen me virusin, pikërisht si pasojë e mungesës së mjeteve financiare.

Në një botë ku lojtarët e futbollit fitojnë miliona, trajneri Fabio Capello beson se ata duhet të ndihmojnë komunitetet, si dhe vlerëson se janë me fat që mund ta bëjnë këtë.

“Ka pasur debate të mëdha në vendim tim mbi atë se a duhet lojtarët të pajtohen për reduktim në paga”, ka sqaruar fillimisht Capello.

“Nuk jam i sigurt mbi reduktimet, pasi ajo iu përket klubeve. Por, besoj se top lojtarët, të cilët fitojnë kaq shumë para sot, duhet të shohin se janë me fat që të suportojnë njerëzit e komuniteteve lokale të tyre, në këto kohë të vështira”, shtoi trajneri italian.

Lojtarë të shumtë nëpër botë kanë dhënë ndihmat e tyre nëpër vendlindjet e tyre. Rasti i fundit ishte ai i Rafael Leao, 20 vjeçari portugez që dhuroi 24 mijë maska për qytetin e tij ku është rritur.

Lojtarët e kombëtares së Kosovës akoma nuk kanë dhënë ndonjë donacion qoftë simbolik, për luftën kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat