Sanchez tek Interi nuk ka qenë shumë e mirë...

Futboll

Sanchez tek Interi nuk ka qenë shumë e mirë...

Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:18
Sanchez tek Interi nuk ka qenë shumë e mirë...

Aventura e Alexis Sanchez tek Interi nuk ka qenë shumë e mirë. Kiliani, i thirrur për t’i dhënë një dorë skuadrës zikaltër, nuk ka gjetur hapësira, edhe për shkak të mirëkuptimit shumë të mirë në fushë mes Romelo Lukakut dhe Lautaro Martinez, e sidomos shpërthimit të këtij të fundit.

Kështu, sulmuesi në pronësi të Manchester United mund të kthehet në Premier League, ku mund të mos e presë skuadra e parë e Djajve, por ajo e moshave.

Sipas The Sun, trajneri Ole Gunnar Solskjaer duket se ka vendosur të bëjë pa kilianin dhe për të treguar se vendimi i tij është i pakthyeshëm, do ta dërgojë të stërvitet me të rinjtë në momentin që Sanchez do të kthehet tek United.

Trajneri nuk ka ndërmend ta përfshijë në rotacionet e ardhshme të sulmit dhe ky vendim mund ta nxjerrë përfundimisht jashtë loje kilianin. Me një skenar të tillë, Inter mund të provojë ta mbajë Sanchezin, ndoshta për një çmim të arsyeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat