Neville thotë se Sancho është i mbivlerësuar

Futboll

Neville thotë se Sancho është i mbivlerësuar

Më: 25 prill 2020 Në ora: 18:46
Sancho

Ikona e Manchester United, Gary Neville, ka dhënë disa komente interesante lidhur me Jadon Sancho.

Sancho është një nga lojtarët që me paraqitjet e tij te Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendje jashtëzakonisht të madhe.

Ylli anglez tashmë po lidhet me një rikthim të mundshëm në Premierligë, si dhe me shifra mbi 100 milionë euro. Lidhur me këto zëra ka komentuar Neville, i cili beson se Sancho është thjeshtë i mbivlerësuar.

“Më lini të shpjegoj, Jadon Sancho është talent, por ne nuk mund ta vendosim atë në kategori me yjet e botës, të cilët kanë fituar Kupa Evropiane e Botërore sezn pas sezoni”, ka thënë Neville.

“Argjentina ka lojtarë si Aguero, Higuain, Messi dhe Maria – sa të mirë janë ata në krahasim me Jadon Sancho? Ai nuk është as afër atyre lojtarëve”, ka shtuar anglezi. “Ka lojtarë brazilian, argjentinas dhe të tjerë, ne nuk jemi kombi i vetëm në botë”, shtoi ndër të tjerash eksperti i ‘Sky Sports’.

Manchester United është në mesin e skuadrave që shihet si favorite për shërbimet e Jadon Sancho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat