Rrëfehet Vieri: Dilja çdo natë në Madrid dhe akoma isha në kulmin e formës

Futboll

Rrëfehet Vieri: Dilja çdo natë në Madrid dhe akoma isha në kulmin e formës

Më: 25 prill 2020 Në ora: 20:02
Christian Vieri

Christian Vieri ka rrëfyer disa detaje nga e kaluara e karrierës së tij.

Ikona italiane e futbollit, Vieri, ka zbuluar detaje interesante nga aventura e tij me Atletico Madrid.

Pas sukseseve me Juventus, Inter e Lazio, Vieri provoi veten e tij edhe në futbollin spanjoll, me ‘Rojiblancos’.

Vieri ka treguar se dilte çdo natë në klubet e natës në Madrid, por vazhdonte të ishte në formë të lartë.

“Te Juve isha profesionist i madh, në Madrid, ne dilnim çdo natë”, ka thënë Vieri.

“Të gjithë dilnim, jo pse nuk mund të rrija vetëm në shtëpi, por unë gjithmonë kam qenë profesionist, por ndoshta atëherë dola më shumë”, ka shtuar italiani.

“Për çdo rast, isha golashënuesi më i mirë, por në mbrëmje dilnim në darkë, pastaj për ndonjë pije, pastaj për ecje”, ka thënë ndër të tjerash Vieri.

Vieri regjistrohet si një nga sulmuesit më të mirë në Itali, duke shënuar 23 gola në 49 ndeshje me ‘Azzurri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat