Premier Liga po rikthehet, Arsenal po fillon stërvitjet

Futboll

Premier Liga po rikthehet, Arsenal po fillon stërvitjet

Më: 25 prill 2020 Në ora: 20:35
Arsenal

Premier Liga me hapa të ngadaltë por të kujdesshme po e rifillon sezonin.

Një zëdhënës i klubit të Arsenal ka lajmëruar se nga e hëna lojtarët do të rifillojnë stërvitjet.

“Lojtarët do të lejohen të hyjnë në fushat tona të stërvitjes në Londër Colney javën e ardhshme. Qasja do të jetë e kufizuar, do të menaxhohet me kujdes dhe distanca sociale do të mbahet në çdo kohë. Të gjitha ndërtesat e Colney mbeten të mbyllura. Lojtarët do të udhëtojnë vetëm, do të bëjnë stërvitjen e tyre individuale dhe do të kthehen në shtëpi“, ka thënë ai.

Gjatë kësaj jave David Luiz, Lacazette, Xhaka dhe Nicolas Pepe thyen rregullat e karantinës dhe dolën në rrugët e Londrës. Klubi i Arsenal i paralajmëroi lojtarët që të mos thyejnë rregullat e karantinës ose do të përballen me dënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat