Lajme të mira nga Montpellier – lojtari i tyre zgjohet nga koma

Futboll

Lajme të mira nga Montpellier – lojtari i tyre zgjohet nga koma

Më: 25 prill 2020 Në ora: 22:34
Junior Sambia

Lajme të mira vijnë nga Ligue 1, saktësisht nga skuadra e Montpellier.

Gjatë kësaj jave është njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të Junior Sambia, i cili sot madje thuhej se ka përfunduar në gjendje koma.

Sipas raportimeve të fundit, të cilat thirren në agjentin e lojtarit, Sambia është jashtë ventilatorëve dhe është zgjuar nga koma.

Lojtari kishte komplikime të gjendjes shëndetësore pasi u infektua me virusin Covid-19.

23 vjeçari ishte lojtari i parë në Ligue 1 që testoi pozitiv në koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat