Todibo i shtrenjtë, por Schalke shpreson ta mbajë

Futboll

Todibo i shtrenjtë, por Schalke shpreson ta mbajë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 23:24
Todibo

Mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, aktualisht aktivizohet me skuadrën e Schalke.

Todibo po luan në Bundesliga si i huazuar, dhe me paraqitjet e tij të mira ai ka fituar besimin e drejtuesve të Schalke.

Kartoni i lojtarit, që i takon Barcelonës, duket të jetë shumë i shtrenjtë për skuadrën gjermane, megjithatë, shpresat nuk janë shuar.

Schalke janë të vendosur që ta mbajnë të huazuarin edhe për sezonin tjetër.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se çmimi prej 25 milionëve është jashtë mundësive të tyre, por Schalke po synojnë të gjejnë ndonjë alternativë.

Schalke ka opsionin për blerjen e kartonit, kur marrëveshja aktuale për huazimin të përfundojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat