Everton i reagon Moise Kean, pasi lojtari organizoi festë në shtëpinë e tij, gjatë kohës së karantinës

Futboll

Everton i reagon Moise Kean, pasi lojtari organizoi festë në shtëpinë e tij, gjatë kohës së karantinës

Më: 25 prill 2020 Në ora: 23:42
Moise Kean

Moise Kean ka thyer rregullat e karantinës.

Ylli premtues italian ka vërtetuar edhe një herë se nuk është aspak i disciplinuar.

Pas shumë kritikave që Kean pranonte duke thyer rregullat e seleksionit U21 të Italisë, lojtari nuk ka marrë mësime.

20 vjeçari italian së fundmi ka organizuar një festë në shtëpinë e tij në Angli, duke dalë kështu kundër rregullave dhë këshillave të autoriteteve.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe skuadra e Everton, duke thënë se këto janë të papranueshme.

“Everton janë të tmerruar të mësojnë se një anëtar i skuadrës së parë të tyre ka bërë një incident, duke mos respektuar rregullat e klubit dhe këshillat e qeverisë, në lidhje me koronavirusin”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Klubi ka shprehur zhgënjimin ndaj lojtarit dhe i ka bërë atij të qartë se këto sjellje janë të papranueshme. Njerëzit e mrekullueshëm në NHS meritojnë respekt për punën dhe sakrfificën e tyre. Mënyra më e mirë për të shfaqur këtë respket është duke bërë aq sa mundemi për t’i mbrojtur ata”, thuhet tutje në njoftimin e publikuar nga Everton.

Kean ka shënuar vetëm një gol në 26 ndeshje, që kur u transferua te skuadra e Everton. Lojtari po lidhet me një rikthim të mundshëm në Itali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat