Barcelona refuzon të heq dorë nga Arthur

Futboll

Barcelona refuzon të heq dorë nga Arthur

Më: 26 prill 2020 Në ora: 00:32
Arthur Melo

Barcelona nuk do ta lëshojë Arthur nga radhët e saja.

Ylli brazilian, Arthur Melo, është një nga lojtarët që së fundmi flitej se mund të largohet nga ‘Camp Nou’.

Lojtari shihej si një nga mundësitë për të shkuar drejt Inter, si pjesë këmbimi për Lautaro Martinez.

Megjithatë, duket se lojtari nuk do të shkojë askund, dhe ashtu siç ai vet dëshiron, do të vazhdojë me skuadrën ‘Blaugrana’.

‘Sport’ insiston se Barcelona nuk do ta lëshojë lojtarin për një kohë, pasi shpersojnë shumë tek ai.

Arthur ka pasur një operim së fundmi, por gjatë kohës sa ishte në përgatitjen e duhur fizike, lojtari pati hapësirat e tij dhe ishte një pjesë e rëndësishme.

Braziliani ka gjetur mirë veten e tij dhe së fundmi ka thënë se dëshiron të jetë në ‘Camp Nou’ për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat