Rivaldo “gjen” skuadrën e duhur për Coutinho-n

Futboll

Rivaldo “gjen” skuadrën e duhur për Coutinho-n

Më: 26 prill 2020 Në ora: 08:20
Rivaldo

Rivaldo, kampioni historik brazilian, është kthyer të flasë për Philippe Coutinho. Futbollisti i Bayern Munich, por në pronësi të Bacelona-s, nuk po kalon një moment shumë të mirë dhe nuk po arrin, tani edhe për shkak të coronavirus-it, të tregojë cilësitë e tija në fushën e lojës.

Pas largimit nga Liverpool-i, ku ka dhënë më të mirën e tij, braziliani nuk ka arritur ta gjejë më atë shkëlqim që e ka lejuar të konfirmohet mes talenteve më të mirë të botës së futbollit. Në një intervistë të dhënë për Betfair, ish-Topi i Artë i 1999-ës ka thënë:

“Nuk ka dhënë atë që pritej nga ai, por ka akoma kohë për  të rrikuperuar. Nëse gjen përsëri besimin, do të kthehet të jetë kampioni i parë në Angli”.

“Duhet të mendojë se është akoma një lojtar i Brazilit edhe pse nuk ka qenë me fat te Barcelona dhe Bayern. Një kthim në Premier, ndoshta te Chelsea, mund ta kthejë në nivelet e mëparshme. Duhet të luajë me vazhdimësi te një klub i madh europian për të mos humbur vendin te Brazili”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat