Greqi, skandal trukimesh/ Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria

Futboll

Greqi, skandal trukimesh/ Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria

Më: 26 prill 2020 Në ora: 08:56
Olympiacos

Olympiacos rrezikon shumë. Skuadra më e titulluar në Greqi është në telashe të mëdha pasi akuzat ndaj tyre janë vërtetë të rënda. SDNA raporton se dënimi për gjigantin grek do të jetë i rëndë, pasi akuzohen për trukime ndeshjesh. Olympiacos-Atromitos, e shkurtit të vitit 2015, që përfundoi me rezultatin 2-1, është sfida që dyshohet se është trukuar.

Fillimisht ishte mbyllur si çështje, por së fundmi është hapur sërish nga Komisioni i Etikës. Olympiacos dyshohet të ketë trukuar tre takime, ndërkohë që në listë është edhe Panathinaikos, për një ndeshje.

Gjithsesi ende nuk ka një vendim, por raportohet se Olympiacos rrezikon rënien nga kategoria, kurse presidenti Evangelos Marinakis mund të përjashtohet përjetë nga futbolli. Gjithashtu për të është gati edhe një gjobë me vlerën e 3 milion eurove.

Nëse kjo ndodh atëherë mijra tifozë të skuadrës nga Pireu do të trishtohen shumë ndërsa Superliga greke do të humbasë një nga skuadrat e saj më të mira që e ka përfaqësuar denjësisht edhe në kompeticionet europiane, këtë sezon madje Olympiacos arriti të eliminonte Arsenalin nga raundi i 1/16-ave të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat