Dukagjini në krizë

Futboll

Dukagjini në krizë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 13:16
Dukagjini në krizë

Koronavirusi po vazhdon të mbaj pezull kampionatin kosovar të futbollit, pas vendimit të 13 marsit të Qeverisë së Kosovës për pezullimi e të gjitha aktiviteteve sportive në vend.

Pandemia ka quar në mbylljen e shumë bizneseve në vend, gjë që ka ndikuar në krizën financiare të skuadrave, shkruan Gazeta Olle. Kjo gjë ka bërë që shumë skuadra të zvogëlojnë pagat e futbollistëve, ndërsa ka nga to që nuk kanë paguar me muaj futbollistët e tyre.

Një nga skuadrat që nuk ka paguar futbollistët në tre muajt e fundit është ajo e Dukagjinit të Klinës.

Lajmi për gazetën është konfirmuar nga disa futbollistë të kësaj skuadre në kushte anonime.

“Disa futbollistë nuk janë paguar në dy muajt e fundit dhe disa të tjerë në tre muajt e fundit. Situata është kështu dhe unë nuk kam interes të mbrojë askënd në klub apo të sulmojë.

Personalisht nuk kam kërkuar parat duke ditur gjendjen në Kosovë që kemi dhe mundësit për t’i siguruar mjetet financiare nga klubi. Por tashmë janë bërë shumë pasi me datë 5 (maj) për disa lojtarë pritet të bëhen katër paga minus”, tha një nga futbollistët e Dukagjinit në kushte anonime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat