Emocionet që solli Sabri Fejullahu! Ah sa po na mungon Fadil...

Futboll

Emocionet që solli Sabri Fejullahu! Ah sa po na mungon Fadil...

Nga: K. G. Më: 26 prill 2020 Në ora: 13:25
Emocionet që solli Sabri Fejullahu! Ah sa po na mungon Fadil...

Pandemia ka bërë të veten, pothuajse tërë botën ka izoluar, duke i mbyllur në shtëpi dhe secili i respekton rregullat e institucioneve shëndetësore! Analisti i futbollit, Driton Latifi, ka bërë një përshkrim shumë interesant për këngëtarin e madh, Sabri Fejzullahu. Ja postimi i plotë i Latifit që e ka bërë në orët e vona mbrëmë: Sabri Fejzullahu&Prishtina you Rock my world... 

Italia mund te kete Bocellin, por ne kemi Sabrianon origjinal për ne...

Kam mundur të jetojë kudo në këtë botë, por ky është qyteti im dhe i them disave se kurrë nuk kan mem largu...

Në këtë natë me mungojnë shokët, me mungon jeta, me mungon Prishtina, stadiumi, debati i zjarrtë për futboll, por njerëzimi është më i madh se çdo tjetër në këtë botë sepse të gjitha i ka kaluar, prandaj do ta kalojmë edhe këtë sfidë...

Sonte kujtova ma shume se këdo tjetër mikun tim e legjendën, Fadil Vokrri, ah sa po na mungon Fadil...
Atë stadium që shumë shpejt u bë i pathyeshëm për emrin Kosova, sonte pashë pa asnjë frymë sikur nuk e njoh, por del një Sabri Fejzullahu me organizim të Komunës që jep shpresë se ditë të mira po vijnë, të kemi edhe pak durim...
Njerëzimi do të fitojë mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat