Ballkani me të gjitha masat

Futboll

Ballkani me të gjitha masat

Më: 26 prill 2020 Në ora: 13:38
Ballkani me të gjitha masat

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani nga Theranda, ka marr t; gjtiha masat e nevojshme. 

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ballkanit.

@Të dashur qytetar të Suharkës dhe krejt Kosovës.

Duke u bazuar në rekomandimet e institucionave lokale, e në veçanti të…

"Të dashur qytetar të Suharkës dhe krejt Kosovës

Duke u bazuar në rekomandimet e institucionave lokale, e në veçanti të atyre qendrore për ruajtjen e pastertisë dhe shëndetit publik në luften kundër pandemisë Covid 19, klubi jonë ka vendos që edhe njëherë të bëjë dezinfektimin e të gjitha hapësirave të stadiumit, duke përfshi edhe asetet përcjellëse sikurse janë banesat të cilët i kemi me qira dhe të cilat duhet t’i dorëzojmë në gjendje higjienike.

Këto llojë aksione higjienike dhe parandaluese do të ndërmerren ditëve në vijm sa më shpesh, të paktën njëherë në javë.

Ju lutëm respektoni udhëzimet e institucioneve, qëndroni në shtëpi deri në njoftimet e ardhshme. Në si klubi jemi pafundësisht falenderues për mjeket, policin dhe të gjitha institucionet të cilët po bëjnë punë të mrekullueshme në këto ditë të vështira.

Një falenderim të veçantë i’a dedikojmë për kompaninë e specializuar për dezinfektim EKO Pastrimi me pronar z. Berat Gashi.

Faleminderit për mirëkuptim, me pa durim presim takimet e ardhshme me miqt e FC Ballkani", thuhet nga Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat