Trajneri gjerman ka telefonuar babin e Mbappe-s

Futboll

Trajneri gjerman ka telefonuar babin e Mbappe-s

Më: 26 prill 2020 Në ora: 14:13
Trajneri gjerman ka telefonuar babin e Mbappe-s

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më premtues për të ardhmen, teksa që në një moshë të re ka fituar shumë trofe duke qenë edhe lojtari kryesor te PSG-ja.

Prej Real Madridi është vënë në gjurmët e francezit, dhe duan ta afrojnë në ekipin e tyre, si një dëshirë e madhe e trajnerit Zidane. Edhe vetë sulmuesi e ka thënë hapur se dëshiron të luajë nën urdhrat e trajnerit francez dhe kanë qarkulluar lajme se transferimi i tij në Spanjë është shumë afër.

Megjithatë tashmë karriera e lojtarit mund të jetë në një vend tjetër dhe jo në Madrid. Para pak kohësh, sulmuesi ishte shprehur se i pëlqen shumë loja që bën Klop, me këtë të fundit që ka kërkuar të përfitojë nga kjo.

Sipas asaj që shkruan “Le10Sport”, tekniku gjerman ka telefonuar babin e Mbappe-s dhe për një transferim të mundshëm të futbollistit në “Anfield”.

Tashmë verë pritet të jetë e nxehtë për Mbappen, ku duket se Reali dhe Liverpooli do të përpiqen ta afrojnë lojtarin në ekipet e tyre.

Madje anglezët mund të lënë të lirë Sadio Mane, i cili kërkohet nga Reali, për të mbërritur te Mbappe, për të cilin PSG-ja kërkon të paktën 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat