Cassano befason me formacion

Futboll

Cassano befason me formacion

Më: 26 prill 2020 Në ora: 14:14
Cassano befason me formacion

Antonio Cassano ka zgjedhur formacionin ideal, bazuar vetëm në lojtarët që i kishte shokë skuadre.

Cassano, i cili ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke luajtur me skuadra si Bari, Roma, Real Madrid, Sampdoria, Milan, Inter, Parma dhe Hellas Verona, ka zgjedhur mes shokëve të skuadrës.Lojtari gjithashtu paraqitej edhe me kombëtaren e Italisë, me të cilën ka pasur disa paraqitje mjaft të mira.

Emra si Gianluigi Buffon, Clarence Seeforf e Zinedine Zidane janë ata që kanë zënë vend në formacionin më të mirë të Cassano.Sigurisht, në formacion nuk mund të mungonte Francesco Totti, me të cilin te Roma italiani rriti emrin e tij.

11 lojtarët më të mirë që Cassano ka luajtur me ta janë: Buffon; Cafu, Sergio Ramos, Samuel, Roberto Carlos; Pirlo, Zidane, Seedorf; Totti; Ibrahimovic, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat