Ancelotti po i prish punë... - Bota Sot
Ancelotti po i prish punë...

Futboll

Ancelotti po i prish punë...

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:45
Ancelotti po i prish punë...

Milan po kërkon në merkaton e verës që të përforcohet me një mesfushor, që të jetë partner i Bennacer në ndërtimin e lojës.

Një prej objektivave është talenti holandez, Teun Koopmeiners, i cili luan edhe si qendërmbrojtës.

Sidoqoftë, gara për talentin e AZ Alkmaar nuk është e lehtë, pasi së fundmi në garë është futur edhe Everton. Ish-trajneri i kuqezinjve, Carlo Ancelotti po i prish punë “Djallit” dhe ka kërkuar nga drejtuesit që ta afrojnë në ekip Koopmeiners.

Për 22-vjeçarin, Everton mund të ofrojë deri në 20 milionë euro sipas mediave në Angli. Tashmë, mbetet për t’u parë vendimi që do të marrë klubi i Alkmaar dhe vetë lojtari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat