Monchengladbach e mbush stadiumin

Futboll

Monchengladbach e mbush stadiumin

Më: 26 prill 2020 Në ora: 18:17
Monchengladbach e mbush stadiumin

Mund të shkojë një kohë e gjatë përpara se tifozët e vërtetë të mund të kthehen në stadiumet e Bundesligës, por përkrahësit e skuadrës së Borussia Moenchengladbachut po planifikojnë të mbushin tribunat me një ide tjetër dhe më të mirë: 50 mijë prerje kartoni nga vetja.

Bundesliga aktualisht është e pezulluar deri në fund të muajit prill për shkak të përhapjes së koronavirusit, dhe ndeshjet pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura – nëse dhe kur – të rifillojë edicioni.

Megjithatë te Borussia Moenchengladbachu, që zë vendin e katërt të tabelë, tifozët tanë kanë mundësinë të porosisin një copë kartoni të madhësisë që kanë, që pastaj do të kompletohet edhe me fytyrën e tyre. Dhe, pasi të bëhet kjo, atëherë ajo copë e kartonit do të vendoset në tribuna për të mbushur vendin kur Gladbachu të luajë si vendas pas rifillimit të kampionatit.

“Në këtë mënyrë ne do të jemi klubi i parë që do të rikthejë sadopak jetën në stadiumin tonë, edhe nëse tifozët e vërtetë janë të detyruar ta shikojnë ndeshjen nga shtëpia në televizor”, ka shkruar organizata e mbështetësve “Fanprojekt Moenchengladbach” (FPMG) nëpërmjet një komunikate të lëshuar. “Kjo ide është përkrahur nga të gjithë dhe shpresojmë që edhe klubet e tjera do ta ndjekin këtë shembull, në mënyrë që në televizion stadiumet të mos duken boshe”.

Për një çmim prej 19 eurosh, tifozët e Gladbachut tashmë mund të blejnë prerjen e tyre të kartonit, që pastaj do të vendoset në tribuna. Sipas FPMG-së, ky karton është i përbërë nga plastika dhe nuk do të prishet nga moti që mund të jetë i ndryshueshëm. Pra, është afatgjate dhe porositë tashmë kanë filluar nga tifozët e Gladbachut që e kanë përkrahur këtë ide “për të qenë të pranishëm në tribuna”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat