Mësohet kur do të rifillojë Serie A – kampionati nuk rikthehet para kësaj date

Futboll

Mësohet kur do të rifillojë Serie A – kampionati nuk rikthehet para kësaj date

Më: 27 prill 2020 Në ora: 23:14
Serie A

Kampionati i Italisë në futboll, Serie A, nuk do të vazhdojë para 10 qershorit, ka njoftuar Sky Sports të hënën.

I gjithë sporti në Itali është pezulluar më 9 mars, por ka pasur optimizëm që futbolli mund të kthehet më shpejtë, pasi kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se vendi do të lehtësojë masat e izolimit.

Sa i takon futbollit kufizimet do të mbesin në fuqi deri në mes të muajit maj, kur ka shpresë se skuadrat mund të hapin komplekset e tyre stërvitore.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 18 maj dhe vetëm më pas skuadrat mund të fillojnë me ushtrime.Ka pasur reagime të shumta pasi klubeve iu bë e ditur se nuk do të jenë në gjendje të kthehen në stërvitje më 4 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat