Ndalohet blerja e klubit

Futboll

Ndalohet blerja e klubit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 14:08
Ndalohet blerja e klubit

Pronarët e Mançester Sitit shpresojnë të blejnë klubin e nëntë, pasi të ketë kaluar pandemia “Covid 19”.

Mirëpo marëveshja e “City Football Group” për të blerë skuadrën franceze Nansi, për 12.2 mln euro, u ndaluan disa ditë më parë, pasi që presidenti i Nansit, Zhak Rousello, javën e kaluar theksoi se ai ishte “i shqetësuar” për marrëveshjen.

Pas blerjes së skuadrës angleze, “City Football Group” filimisht njoftoi për blerjen e Nju Jork Sitit, i shpallur si ekskluzivitet i ri në vitin 2013.

Një vit më vonë, ata arritën marrëveshje me ekipin australian Melburn Siti.Dhe që nga ajo kohë, skuadra japoneze Jokohama Marinos, klubi uruguaian Montevideo Siti,  skuadra spanjolle Xhirona, skuadra kineze Sishuan Xhiuniu dhe ajo indiane Mumbai Siti, i janë bashkuar radhëve të “City Football Group”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat