Mbi 100 milionë euro për yllin brazilian

Futboll

Mbi 100 milionë euro për yllin brazilian

Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:23
Mbi 100 milionë euro për yllin brazilian

Mbi 100 milionë euro për yllin brazilian.

.Bajerni duket se do të heqë dorë nga blerja përfundimtare e mesfushorit brazilian Filipe Kutinjo. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra e Njukasëllit mund t’i bëjë një ofertë 100-milionëshe Barcelonës për të sjellë në Angli lojtarin.

Kujtojmë se klubi nga Premier Liga tani ka një pronar të ri, bëhet fjalë për sheikun arab, Jasir Al-Rumajan i cili ka premtuar se do të ndërtojë një skuadër të madhe me lojtarët më të mirë në qarkullim dhe me sa duket Kutinjo është njëri prej tyre.

Bajerni nuk pritet të bëjë rezistencë, pasi ka plane të tjera në merkato sepse shpreson të sjellë në Mynih për sezonin e ri Kai Havercin dhe Leroi Sanenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat