Legjenda spanjolle tregon pse dështoi transferimi në Real Madrid

Futboll

Legjenda spanjolle tregon pse dështoi transferimi në Real Madrid

Më: 28 prill 2020 Në ora: 18:15
David Villa

David Villa ka zbuluar se nuk i ishte bashkuar Real Madridit nga Valencia për shkak të mungesës së vullnetit nga të dy klube, të cilat nuk i kishin krijuar rrethanat për ta bërë të mundur transferimin e tij.

Karriera e Villas ishte shumë e dekoruar, pasi sulmuesi spanjoll ka fituar gjithçka çka mund të fitohej gjatë kohës së tij.

Para se t’i bashkohej Barcelonës nga Valencia, ishte përfolur shumë se ai do të kalonte në Real Madrid, dhe tani Villa ka shpjeguar çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Nuk ndodhi. Unë kisha shumë oferta në Spanjë dhe nga Premierliga, por i takoja Valencias”, tha Villa.

“Pata thënë se do të shkoja (në Real Madrid) kur ata të më dëshironin. Por për të ndodhur, klubet dhe lojtari duhet të tregojnë vullnet. Nuk kishte rrethana (për kalimin tim në Real Madrid)”, zbuloi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat