Sot 10 vjet, Barcelona e zemëruar ia ndërpreu Interit festën duke i spërkatur me ujë

Futboll

Sot 10 vjet, Barcelona e zemëruar ia ndërpreu Interit festën duke i spërkatur me ujë

Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Më 28 prill 2010, Barcelona e përjetoi njërin prej eliminimeve më të dhimbshme në stadiumin e vet, Camp Nou. Aq rëndë e përjetoi eliminim përballë Interit të Jose Mourinhos, saqë ua ndërpreu festën atyre duke i spërkatur me ujë.

Skuadra e Pep Guardiolës e mundi Interin 1:0, por humbja 3:1 në ndeshjen e parë në San Siro u mjaftoi italianëve dhe Jose Mourinhos ta arrinin finalen e Madridit, edhe pse kishin luajtur me një lojtar më pak për më shumë se një orë.

Zhgënjimi i katalonasëve ishte i jashtëzakonshëm.

Image

Jo vetëm që e humbi shansin për ta arritur finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, por e humbi mundësinë për ta fituar titullin në shtëpinë e rivalit të vet më të madh, në Santiago Bernabeun e Real Madridit, një dëshirë e pakrahasueshme për katalonasit.

Ata nuk e pranuan aspak mirë as humbjen.

Mourinho e kishte kaluar gjysmë e fushës me dorën lart kur fishkëllima e fundit e gjyqtarit u shua dhe festa e lojtarëve të Interit u prish menjëherë.

Portieri i Barçës atë botë, Victor Valdez, vrapoi për ta ndalur Mourinhon duke e kapur me forcë për ta çuar drejt zhveshtores.

Image

Nuk vonoi shumë dhe spërkatësit e barit në stadium u lëshuan për t’i dhënë fund festës së zikaltërve në Camp Nou.

Por festa e tyre vazhdoi në zhveshtore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat