Pas kampionateve në Belgjikë, Holandë e Francë, a po rrezikohet edhe Liga e Kampionëve?

Futboll

Pas kampionateve në Belgjikë, Holandë e Francë, a po rrezikohet edhe Liga e Kampionëve?

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Do të ishte katastrofale për botën e futbollit, por një e tillë nuk është larg mendjes.

Pas anulimit të sezonit në Belgjikë e Holandë, sot autoritetet franceze me në krye kryeministrin Edouard Philippe, kanë vendosur përfundimisht që Ligue 1 të anulohet.

Kjo do të thotë se skuadrat franceze që janë të kualifikuara në Ligën e Kampionëve, PSG dhe Lyon, ndeshjet si vendos do t’u duhet t’i zhvillojnë jashtë vendit.

Spanja duket të jetë në rrugë të njëjtë me tre shtetet e lartëcekura, pasi situata në Iberik nuk është normale, andaj futbolli vështirë se do të rikthehet.

Këto vonesa dhe anulime, mund ta detyrojnë shtëpinë numër një të futbollit evropian, UEFA-në, që ta anulojë edhe Ligën e Kampionëve, e që do të ishte e tmerrshme për mbarë botën e këtij sporti.

Gjithsesi, një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë, duke u bazuar në faktin se Liga e Kampionëve, konkretisht faza e mbetur pritet të zhvillohet në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat