Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, ja kur rikthehet sporti vendor

Futboll

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, ja kur rikthehet sporti vendor

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka paraparë largimin e masave izoluese për parandalimin e pandemisë me virusin korona për një fazë prej rreth tre muajsh.

Fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore do t’i përkasë fazës së tretë, e cila do të fillojë pas 15 qershorit, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas këtij drafti të vendimit, kampionatet sportive në vend s’do të mund të rifillojnë edhe për një muaj e gjysmë.

Edhe pas fillimit të tyre, të pranishme do të jenë disa kufizime, ku nuk përjashtohet mundësia që evenimentet sportive të luhen pa shikues.

Ndryshe, skuadrat sportive në vend pritet t’i rifillojnë përgatitjet gjatë pjesës së parë të muajit maj.

Kujtojmë që të gjitha aktivitetet sportive në vend u pezulluan në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat