Jens Lehmann: Covid 19 ishte më i lehtë se gripi

Futboll

Jens Lehmann: Covid 19 ishte më i lehtë se gripi

Më: 28 prill 2020 Në ora: 23:23
Jens Lehmann

Legjenda gjermane dhe ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, ka folur pasi e tejkaloi me sukses koronavirusin.

Sipas tij, pandemia Covid 19 për të ishte më i lehtë se gripi i zakonshëm, por ka bërë ftesë që personat me rrezik eventual të kenë kujdes të shtuar.

“Koronavirus? Jam infektuar.

Në mes të të muajit të kaluar vuajta nga kolli dhe një temperaturë e lehtë për pak më shumë se një ditë. Pas dy javësh në karantinë, më deklaruan si shëndetplotë. Sëmundja ishte më e lehtë se gripi.

Por, personat në rrezik duhet të kenë kujdes. Mendoj se një stil jetese i shëndetshëm ndihmon në luftën kundër kësaj sëmundje”, ka thënë Lehmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat