Ramos: Dua ta përfundoj sezonin duke fituar titull

Futboll

Ramos: Dua ta përfundoj sezonin duke fituar titull

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:16
Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është i etur për të fituar një trofe këtë sezon, por është i gatshëm të presë të rifillojë sezoni mes pandemisë koronavirus.

Sezoni i La Liga u pezullua muajin e kaluar për shkak të Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 217,000 njerëz në të gjithë botën.

Klubet janë afër një rikthimi në stërvitje në Spanjë dhe sezoni raportohet se mund të fillojë në qershor.

“Shëndeti i të gjithëve nuk do të rrezikohet. Unë mezi pres të luaj përsëri, të kthehem të garoj, të luaj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve”, tha ai.

“Jam i uritur që të përfundoj sezonin me një titull, por së pari duhet të presim që njerëzit që dinë për të gjitha këto të marrin vendimet e duhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat