Al-Khelaifi do gjykohet në shtator për një rast ryshfeti

Futboll

Al-Khelaifi do gjykohet në shtator për një rast ryshfeti

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:21
Nasser Al-Khelaifi

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi raportohet se do të gjykohet në Zvicër pasi akuzohet nga prokurorët zviceranë për një rast ryshfeti të FIFA-s.

Drejtori i Përgjithshëm i Bein Media Group dëshmoi tashmë para gjykatës penale federale zvicerane dhjetorin e kaluar pasi u akuzua për pjesëmarrje në një skemë korrupsioni të FIFA.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, gjykimi i tij do të zhvillohet në Gjenevë në shtator.

Al-Khelaifi dyshohet se ishte përfshirë, së bashku me ish sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, në një rast korrupsioni të lidhur me caktimin e të drejtave të transmetimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat