Klubi anglez nuk pyet për koronavirus

Futboll

Klubi anglez nuk pyet për koronavirus

Më: 29 prill 2020 Në ora: 15:03
Klubi anglez nuk pyet për koronavirus

Futbolli është i pezulluar përkohësisht, kjo për shkak të përhapjes së Koronavirusit, që deri tani ka marrë shumë jetë njerëzish.

Megjithatë kjo nuk i ndal drejtuesit e Uatfordit që të punojnë për përforcimin e skuadrës, për të qenë konkurrues në sezonin e ardhshëm.

Anglezët nëpërmjet faqes zyrtare, kanë njoftuar ditën e sotme se kanë arritur marrëveshjen për transferimin e talentit francez, Pape Gueje. 21-vjeçari i cili aktivizohet për Le Havre në Francë, nga vera e ardhshme do të jetë pjesë e Uatfordit.

Për mesfushorin e talentuar interes kishte shfaqur edhe Arsenali, por duket se Uatfordi u tregua më i shpejtë dhe zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat