Flick e ka telefonuar yllin e Manchester Cityt

Futboll

Flick e ka telefonuar yllin e Manchester Cityt

Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:06
Flick e ka telefonuar yllin e Manchester Cityt

Hansi Flick e ka telefonuar yllin e Manchester Cityt, të cilin po mundohet ta bindë të zbarkojë në “Allianz Arena”

Bayern Munichu po vazhdon të shfaq interesim për Leroy Sanen.

Madje, së fundmi trajneri Hansi Flick e ka telefonuar edhe personalisht yllin e Manchester Cityt.

Trajneri i gjigantit bavarez ia ka bërë të ditur përfaqësuesit gjerman për interesimin e klubit nga “Allianz Arena” për të.

Sipas tabloidit gjerman “Bild”, Flick dhe Sane kanë diskutuar për 30 minuta rreth së ardhmes së futbollistit.

Kohëve të fundit po spekulohet vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Sanes në Gjermani.

Ai ishte afër transferimit në Bayern verën e kaluar, por një lëndim i rëndë shtyu gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat