Ibrahimovic gëzon Milanin

Futboll

Ibrahimovic gëzon Milanin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:31
Zlatan Ibrahimovic

Qëndrimi i Zlatan Ibrahimovic te Milan mund të zgjatet.

Calciomercato raporton se sulmuesi suedez mund të vazhdojë qëndrimin te Milan përtej këtij sezoni.

Marrëveshja gjashtë mujore e 38 vjeçarin me Milan do të skadojë këtë verë, por kuqezinjtë janë të vendosur të lidhin një marrëveshje të re, me kushte të reja.

Ibrahimovic te Milan ishte transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit si lojtar i lirë.

Suedezi ka shënuar katër gola në dhjetë paraqitjet në të gjitha garat për Milanin.

Kujtojmë se gjatë karrierës së gjatë, Ibrahimovic ka luajtur për skuadra si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat