Federata nuk na e jepte Kupën...

Futboll

Federata nuk na e jepte Kupën...

Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:51
Federata nuk na e jepte Kupën...

“Federata nuk na e jepte Kupën sepse kishte urdhëruar të qëndronte në kryeqytet”, treshja e famshme e Flamurtarit: Ja si ia dolëm ndaj Barcelonës

Flamurtari i viteve 1980-1990, ishte një ekip shumë i madh, ku sukseset e këtij ekip ishin shumë të mëdha. Së fundmi, treshja e famshme e Flamurtarit, Kreshnik Çipi, Vasil Ruci dhe Përparim Lushaj, kanë dhënë një prononcim ku kanë kujtuar kohët e tyre të arta.

Ata kanë tergaur për ndeshjet e shëkqlyera ndaj Barcelonës, teksa kanë treguar se kampionatin asokohe nuk e linte Federata që të shkonte në Vlorë, pasi kishte dhënë urdhër që të qëndronte në Tiranë.

Kreshnik Çipi: “Nëse dikush do e thonte më parë që do rrinim dy muaj të mbyllur nuk do e besonte njeri. Barcelona? Të dyja ndeshjet kanë veçoritë e tyre. Nëse në 1986, vinim nga një izolim dhe entuziazmi ishte i madh. Nuk ishim ndeshur më parë me skuadra të nivelit të Barcelonës. Në vitin tjetër ishte më ndryshe, pasi kishim edhe më shumë eksperiencë. Do duhet shumë kohë të themi pse ne arritëm deri aty. Ishim ekip i veçantë në atë kohë. Ishte një histori e gjatë, që ishte nisur nga brezat.

Ne kemi folur gjatë këtyre viteve me të gjithëve. Flamurtari në ato vite ka diktuar, por kam shumë argumente që Federata ta jepte Kupën duhet të rrijë në Tiranë, nuk kishte rëndësi nëse e merrte Tirana, Partizani apo Dinamo. Na sulmonin gjatë gjithë kampionatit. Rasti flagrant ishte në 1985-86, kur ndaheshim me vetëm 1 pikë, ne luanim me Tiranën, ndërsa Dinamo në Gjirokastër, bënë diçka në lidhje me golat e shënuar dhe ata të pësuar dhe Luftëtari ia la ndeshjen 3-0 ndeshjen Dinamos që mori Kupën.

Në vitet 90, lojtarët emigruan dhe nuk e kishin shumë mendjen te futbolli. Titulli i atij viti, ishte shumë i rëndësishëm dhe i veçantë. Nuk ka qenë rastësi ajo që bëri Flamurtari në kupat e Europës. Ishte një brez shumë i mirë që doli në ato vite. Flamurtarin tani e kanë lënë jetim, në atë kohë ishim një ekip bio.”

Përparim Lushaj: “Para vitit të ri, ishin disa pamje nga Kina, por nuk e mendonim se do vinte deri këtu. Ëndrra kur ishim të rinj, ishte të luanim me fanellën e Flamurtarit. Më pas ekipi mendoi se ka më shumë mundësi dhe treguam se Flamurtari është i denjë të përfaqësonte Shqipërinë në Kupat e Europës. Në atë kohë, kur hidhej shorti për kupat e Europës, ishte shumë e vështirë që të luaje me ekipet që mund të quheshin të dobëta.

Nuk e kishim menduar kurrë se do ndesheshim me Barcelonën. Shumë lojtarë nga ata që ishin në ekipin tonë, ishin pa përvojë në ndeshje të mëdha. Kush e mendonte që mund të luante në “Kamp Nou”. Nuk e mendonim kurrë që do e eliminonim Barcelonën, por nga ndeshja e parë ne kishim më shumë besim. Ne jemi krenarë për atë kohë, çdo gjë arrihet me shumë punë dhe ne ia dolëm.

Jam dakord me Kreshnikun. E kam peng kampionatin e 86, që na i hoqën në atë mënyrë. Në vitet 1980, ishin preferencat që Kupa duhej të qëndronte në Tiranë. Të gjithë kampionatet, pas 80-ës, nuk i ndaje dot ekipet e kreut me ato të fundit. Duhet të ishe shumë i përgatitur që për të marrë fitoret. Flamurtarit edhe në vitet e fundit i është mohuar një Kupë. Flamurtari i Idrizit është katastrofë dhe pothuajse i rënë nga kategorie.”

Vasil Ruci: “Situata? Ne jemi mësuar me futboll. Ndryshe nga karantina e këtij momenti, ne kemi qenë edhe më parë në karantinë, por kishim edhe futboll. Ne atë kohë ndaj Barcelonës kishim një ekip me lojtarë vlonjatë, plus kishim mbështetjen e madhe të tifozëve. Atëherë nuk kishte një individ të veçantë, të gjithë ishin shumë të mirë. Unë mendoj se ishin të gjithë të lavdishëm. Pse nuk arritët të diktoni në Shqipëri për shumë vite? Ai Flamurtar diktonte, por disa kushte të tjera dhe janë njësoj edhe në kohët e sotme, nuk arritëm të merrnim titujt. Ishte një ekip për tu admiruar.

Femrat në atë kohë na dërgonin letra, por me emra burrash dhe i shikonim kur hiqnim pullën.

Viti 1990, shumë futbollistë emigruan dhe luajtën në kampionatet e mira. Tani Shqipëria shet ose jo një lojtar shumë të mirë në kampionatet e forta. Tani stërvitja është më e mirë, por bëhet biznes.”, u shpreh treshja e famshme vlonjate për “Supersport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat