Lëndimet ia shkatërruan karrierën! Flet Zenuni

Futboll

Lëndimet ia shkatërruan karrierën! Flet Zenuni

Më: 29 prill 2020 Në ora: 17:11
Lëndimet ia shkatërruan karrierën! Flet Zenuni

Ish futbollisti i njohur nga Kumanova, Blerim Zenuni (i lindur në vitin 1972), kishte vendosur që në moshën 27 vjeçare të përfundojë karrierën, pas disa dëmtimeve të cilat e ndërprenë që të shfrytëzojë të gjithë talentin që dispononte.

Mesfushori i majtë, i cili kishte luajtur për disa skuadra vendore si: Kumanova, Slloga Jugomagnat nga Shkupi, Shkëndija HB e Tetovës, Spartak Varna në Bullgari etj.  në disa skuadra zviceriane, në moshë shumë të re vendosi që të varë këpucët në gozhdë.

Blerim Zenuni sot është 48 vjeç dhe punon në Gjykatën Themelore të Kumanovës.

Image

Ai sot vjen me një rrëfim ekskluziv për gazetarin Reshat Ibrahimi, duke kujtuar karrierën e tij nga fillimi e deri në fund.

Fillimi i karierës dhe ecuria e saj nëpër klube.
Karrierën e kam nisur në moshën 8 vjeçare në klubin e futbollit Kumanovo. Ishte viti 1980. Në këtë klub i kam kaluar të gjitha ekipet zinxhirë deri në ekipin e parë. Në skuadrën seniore qëndrova vetëm katër muaj dhe në sezonin 1990/91 me dëshirën time kërkova që të shkojë për të kryer shërbimin ushtarak në Ish-jugosllavi. Pas përfundimit të ushtrisë, në vitin 1992 u transferova në Slloga Jugomagnat, të cilët në atë kohë garonin në ligën e parë të Maqedonisë dhe kampion i vendit. Kapiten i Sllogës ishte i mirënjohuri Nexhmedin Mehmedi. Te Slloga nga Çairi qëndrova një sezon.

Kalimi në Turqi dhe tradhtia e menaxherit turk
Në vitin 1993 unë kalova në Turqi, por atje pata një përvojë të hidhur me menaxherin Shukru Kaja nga Stambolli. Ate e pata autorizuar për klubet në Turqi, por u tradhtova nga ai, pasi klubi Bursa që më kërkonte të më angazhojë më ofroi 60.000 marka gjermane për një vit, ndërsa ai kërkonte120.000 marka. Megjithatë, te Bursa u arritë një ujdi mes nesh që të stërvitem aty me ekipin e dytë dhe pas gjashtë muajve stërvitjeje unë i pëlqeva trajnerit të tyre, i cili kërkonte që të mbes në klub, por menaxheri kërkonte shumë të madhe dhe marrëveshja dështoi. Unë në atë kohë isha vetëm 20 vjeç. Pastaj nga Bursa menaxheri më dërgoi prova dy javëshe në Genclerbirligi të Ankarasë, megjithatë tek kjo skuadër në momentin e fundit erdhi një trajner rus, i cili në vend timin angazhoi bashkëkombësit e tij. Menaxheri provoi të më transferojë edhe në Kodzaeli që ishte inkuadruar në ligën e parë, por unë u largova sepse më tradhëtoi, ngase nuk më lejoi të nënshkruaj te Bursa ku ishte e kryer puna. Dhe, nga Turqia u transferova në Zvicër.

Nga Turqia në Zvicër
Pasi aventurës në Turqi me insistim e menaxherit Hasan Kadriu u transferova në klubin e ligës së tretë të Zvicrës, Nuarekue të Neuchatelit. Më pas kalova në klubin Stad. Lausanne, pastaj edhe në Delemont. Në Zvicër kam luajtur për katër sezone nga 1994-1998.
Kam luajtur edhe për Puglieze të Lausannes, ku për trajner kisha Ramadan Cimilin, kapitenin e dikurshëm të Prishtinës, sot seleksionues i Kosovës në futsall. Në këtë klub ka luajtur edhe një shqiptar tjetër, Xhevat Aliu, i cili dikur luante për Crvena Zvezdën e Gjilanit në ligën e dytë të Ish-jugosllavisë.

Ndërkohë, pësova një lëndim serioz në këmbë, i cili më detyroi të qëndroj jashtë fushës për gjashtë muaj. Ky dëmtim ndikoi edhe në karrierën time të mëtejme.

Në moshe të re braktisi futbollin
Në sezonin 1998/99 u inkuadrova në Shkëndija HB, ku nënshkrova për dy vite. Edhe këtu me ndihmën e menaxherit tashmë të ndjerë Hasan Kadriu.
Nga Shkëdija u transferova në Spartak Varna të Bullgarisë, ku nënshkrujta kontratë dy vjeçare (1999/2000). Atje luajta me sukses të madh, megjithatë në gjashtë muajt e fundit sërish mu paraqit po i njëjti lëndim, në të njëjtën këmbë. Sërish mu desh të pushojë gjashtë muaj. Më pas në sezonet 2000/2001 u transferova në Trepça’89, kurse në sezonin 2002 isha gjashtë muaj në KF Prishtina. Mirëpo, për shkak të lëndimit u detyrova të tërhiqem përjetësisht nga futbolli, pritej vetëm një operim në këmbë. Kështu përfundoi kariera ime e bujshme në moshë shumë të re, ende pa i mbushur 27 vjeç.

Një nga kujtimet, derbi për titull kundër Dritës së Gjilanit
Në sezonin 2000/2001 derisa luaja për Trepcën’89 zhvillonim një ndeshje vendimtare për titullin e kampionit kundër Dritës së Gjilanit. Drita kishte një pikë më shumë se ne dhe falë barazimit 1-1 u shpallën kampion të Kosovës.

I lumtur që ka punuar me trajnerë të njohur
Po, shumë. Te Trepça’89 trajner e kam pasur legjendën Ajet Shosholli dhe Nazmi Rama, te Shkëndija HB për trajner i kam pasur Edmond Mihën nga Shqipëria dhe Zoran Smilevskin. Në Stad Laussanne, Richard Dyrh, futbollist me famë të madhe, i cili ka luajtur në Bayern të Munichut. Në Delemont, Michel Decastel, një trajner i cili me Sionin ishte katër vite kampion i Zvicrës. Në Spartak Varna trajner i imi ishte Dimitar Penev, i cili me Bullgarinë zuri vendin e katër në botërorin e futbollit në SHBA në vitin 1994.

Te skuadra e Lausanne e kam pasur Lorik Canën, atëherë ishte shumë i ri. Me të dhe babain e tij Agimin e kalonim kohën e lirë, kurse te klubet e shqiptarëve takoheshim dhe rrinim me Ramadan Cimilin dhe Muharrem Sahitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat