"Dua të drejtoj Realin dhe Italinë", Mancini trembet nga legjenda italiane

Futboll

"Dua të drejtoj Realin dhe Italinë", Mancini trembet nga legjenda italiane

Më: 29 prill 2020 Në ora: 22:56
Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro ka nisur rrugën e trajningut. Ai ka pranuar se ëndrrat e tij në këtë profesion janë të drejtojë kombëtaren e Italisë dhe ish-ekipin ku ka luajtur Real Madridin. 

Italiani momentalisht po drejton ekipin e Guangzhous në Kinë, ndërsa ende nuk ka provuar asnjë aventurë Europiane. Ai po punon në Azi, pavarësisht se ka patur dhe probleme me klubin aktual. 

"Kam filluar të punoj si trajner dhe ëndërroj që të drejtoj Real Madridin një ditë. Dua të mendoj për gjëra të mëdha, prandaj them Realin, kombëtaren e Italisë dhe ndonjë klub tjetër të madh", - tha ai për Madrilista Real. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat