Cannavaro zbulon dëshirën e tij të madhe

Futboll

Cannavaro zbulon dëshirën e tij të madhe

Më: 29 prill 2020 Në ora: 23:47
Fabio Cannavaro

Ish-futbollisti  italian, Fabio Cannavaro, tashmë trajner i Evergrandes në Superligën kineze, ka ëndrra të mëdha për sa i përket të ardhmes si trajner, duke theksuar se shpreson që një ditë të stërvitë Realin, Kombëtaren italiane apo ekipe të tjera të mëdha.

46 vjeçari, i cili ka luajtur për Realin, u ndal të komentonte gjithashtu arritjen historike të Zinedine Zidane, duke u shprehur se ajo që ka bërë francezi vështirë se do të përsëritet më.

“Kam filluar punën si trajner duke ëndërruar se një ditë do të stërvit klube si Reali. Duhet të shohim larg, pra Realin, Kombëtaren, apo një tjetër klub të madh në Evropë”, ka thënë ish-fituesi i Topit të Artë.

“Zidane bëri diçka që askush tjetër se ka bërë në historinë e futbollit, sepse të fitosh 3 Champions rresht është tepër e vështirë për t’u përsëritur”, tha Cannavaro për “Madrilista Real”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat