Me shpresën se kampionati do të rifillojë

Futboll

Me shpresën se kampionati do të rifillojë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 14:11
Me shpresën se kampionati do të rifillojë

Në klubin e Tomorit, me shpresën se kampionati do të rifillojë shumë shpejt, i janë përveshur punës për të përmirësuar imazhin e stadiumit.

Ditët e fundit, punonjësit e mirëmbajtjes së stadiumit dhe ata të pastrim-gjelbërimit në bashki, i kanë dhënë një pamje të bukur stadiumit “Tomori”. Diçka që ka kënaqur edhe futbollistët që stërviten aty në grupe të vogla, por edhe sportdashësit.

“Kemi punuar gjatë këtyre dy ditëve dhe besoj se stadiumi ka marrë një pamje tërheqëse.

Impianti ynë do të jetë gati për skuadrën. Iu përkushtuam punës si në periudhën e licencimit, ndërkohë që kemi marrë të gjitha masat për dezinfektimin e plotë të stadiumit”, ka thënë për “Panorama Sport” administratori i klubit beratas, Ismet Ajazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat