Pioli me lëvdata për Ibrahimovic: Ka mentalitet fituesi

Futboll

Pioli me lëvdata për Ibrahimovic: Ka mentalitet fituesi

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:31
Pioli

Stefano Pioli nuk ka kursyer lëvdatat për Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic u kthyer për një aventurë të dytë me Milan gjatë këtij sezoni, duke pasur një impakt mjaft të madh në lojën e ‘Rosoneri’.

Trajneri i Milan, Pioli, ka folur për rolin që luan një lojtar me mentalitet fitues kur ai afrohet në skuadër, duke marrë për shembull Ibrahimovic.

“Klubi duhet të ketë kualitet, por mbi të gjitha karakter. Skuadrat fituese janë ato ku lojtarët nuk janë të lehtë për t’i stërvitur, por të gatshëm të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Pioli.

“Sigurisht, kërkohet një trajner i aftë për të kontrolluar dhomën e zhveshjes dhe atmosferën, gjë që nuk është e lehtë. Mendoj se ke nevojë për të gjitha këto elemente dhe jo vetëm një, për të krijuar mentalitetin fitues”, ka shtuar trajneri.

“Për shembull Ibarhimovic, ai më thotë çdo ditë se objektivi i tij është të përmirësojë paraqitjet – dhe kjo është krejt çka duhet”, ka thënë ndër të tjerash Pioli.

Aktualisht, Ibrahimovic po stërvitet me skuadrën suedeze Hammarby, gjatë kohës së karantinës.

Zlatan Ibrahimovic iu bashkua skuadrës së Milan gjatë muajit të janarit, në një kontratë 6 mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat