Muriqi: Kishim dy litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 persona

Futboll

Muriqi: Kishim dy litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 persona

Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:26
Muriqi: Kishim dy litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 persona

Vedat Muriqi mund të bëhet pjesë e Serie A pas intereismit të skuadrave si Napoli e Lazio.

Kjo ka bërë që mediumi italian ‘Mondonaapoli’ të shkruaj për gjigantin e Kosovës.

Ky medium në artikullin e publikuar tregon për rrëfimin e Muriqit në luftën e fundit në Kosovë dhe përjetimet e tij.

“Qëndruam në një shtëpi rreth 50-55 vetë dhe duhej të flinim në bodrum për dy ditë. Kishim dy litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 persona.

Ishim fëmijë dhe kur kërkuam ushqim, nënat tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të na dhënë. Hëngrëm bukë dhe qepë në mëngjes, drekë dhe darkë.

Serbi erdhi edhe tek ne, na mori sende me vlerë dhe para dhe na tha që ata do të kishin bombarduar shtëpinë tonë nëse nuk do të kishim ikur brenda dy orësh.

Ne kemi qenë të mbrojtur nga Allahu ”kishte thënë Muriqi.

Gjithashtu, ky medium ka shkruar se klauzola aktuale e sulmuesit prizrenas është 50 milionë euro, mirëpo po shpresojnë se do ta transferojnë për një shumë më të ultë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat