Gjest i madh i FC Tetova Basel

Futboll

Gjest i madh i FC Tetova Basel

Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:50
Gjest i madh i FC Tetova Basel

Një ndër klubet më të organizuara shqiptare të futbollit në Zvicër, FC Tetova Basel, së fundmi ka bërë një gjest të madh humanitar, që s’është as i pari dhe as i fundit, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

Në këtë kohë pandemie, ata morën iniciativë për të ndihmuar spitalet në Basel, duke grumbulluar maska dhe dorëza në vlerë prej 1500 franga të Zvicrës.

Lajmi është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të klubit në llogarinë e tyre në facebook.

Ja njoftimi i tyre i plotë:
FC Tetova Basel dhuron më shumë se 1.000 maska dhe pajisje tjera higjiene, tek institucionet shëndetësore në Basel.
Ne jemi shumë të lumtur për mundësinë që të ofrojmë mbi 1.000 maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse për grupet përkatëse në Bazel, ndër të tjera dhe departamentin e shëndetit në Bazel.

Në këtë mënyrë ne japim një kontribut të vogël në frenimin e përhapjes së Covid-19 në popullatën e këtushme.
Në emër të Kryesisë dhe anëtarëve tanë, dëshiroj të falënderoj të gjithë infermierët, asistentët mjekë dhe mjekët për përpjekjet e tyre të palodhshme për të prekurit nga Covid19 dhe për ata që kanë nevojë për kujdes në Bazelit tonë.
Patshi shëndet! Fatmir Osmani, kryetar, FC Tetova Basel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat