Turan do t’i bashkohet gjigantit turk

Futboll

Turan do t’i bashkohet gjigantit turk

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:54
Turan do t’i bashkohet gjigantit turk

Arda Turan do t’i bashkohet gjigantit turk Galatasaray këtë verë, kur kontrata e tij me Barcelonën zyrtarisht të përfundojë.

Diario Sport ka shkruar se marrëveshja tashmë është arritur.

Mesfushori kontrovers ishte huazuar te Istanbul Bashakshehir në janar të vitit 2018 nga Barcelona.

Marrëveshja ishte e vlefshme për dy vjet e gjysmë, por është shkëputur në janar.

Ndonëse Turan është lojtar i Barcelonës, ai nuk është kthyer në klubin që vazhdon ta paguaj.

Arda Turan ka bërë më shumë famë për mungesën e disiplinës jashtë fushës së blertë. Në shtator ishte dënuar me dy vjet e tetë muaj burg me kusht, në Turqi. Ai ka thënë se nuk do të apeloj vendimin, ndërsa vendimi fuqizohet nëse Turan bënë ndonjë shkelje tjetër brenda pesë viteve.

Lista e telasheve të tij është e gjatë. Ai kishte bërë emër në futboll falë paraqitjeve të mira te Atletico Madridi. 33-vjeçari i ka 100 paraqitje për Turqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat