Werner preferon transferimin jashtë vendit sesa te Bayern

Futboll

Werner preferon transferimin jashtë vendit sesa te Bayern

Më: 1 maj 2020 Në ora: 23:58
Timo Werner

Synimi i Interit, Liverpoolit dhe Juventusit, Timo Werner, është rrëfyer se si ai më mirë do të lëvizte jashtë vendit sesa të bashkohej me rivalët e RB Leipzig, Bayern Munich.

Pas Liverpoolit, Interi dhe Juve janë shumë të interesuara për sulmuesin gjerman, i cili tashmë ka bërë hapin e parë, duke anashkaluar Bayernin.

Ai dëshiron një sfidë të re, aventurë të re, te një klub jashtë vendit, jashtë Gjermanisë – dëshiron të shijojë një tjetër Ligë.

“Bayerni është një klub i shkëlqyeshëm, nuk ka nevojë të flasim për këtë”, tha ai për Bild.

“Hansi Flick gjithashtu ka dëshmuar këtë sezon se është një trajner shumë i mirë. Por, nëse do të më duhet të ndryshoj përsëri klub, më mirë do të shkoja jashtë vendit sesa në Bayern”.

“Për shkak se një sfidë në një kampionat tjetër do të më tërhiqte pak më shumë sesa një ndryshim brenda Bundesligës”.

24 vjeçari ka bërë me Leipzig 150 paraqitje që nga viti 2016, ka shënuar 88 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat