Legjenda e United: Refuzova Real-in, sot jam i penduar…

Futboll

Legjenda e United: Refuzova Real-in, sot jam i penduar…

Më: 2 maj 2020 Në ora: 07:11
United

Ish-ylli i Manchester United, Roy Keane, ka qenë një hap larg Real Madrid-it në 2005-ën. 

Ka qenë vetë irlandezi që e ka zbuluar ne autobiografinë e tij, Pundit Arena, në të cilën ka rrëfyer se është akoma sot i penduar për atë zgjedhje. 

“Real-i më ofroi një kontratë për një vit e gjysmë. Butragegno me telefonoi dhe më tha se do të ishin të lumtur të më kishin në ekip: do të kishte qenë një sfidë tërheqëse, por e refuzova”. 

“Do të kishte qenë një eksperiencë fantastike për fëmijët e mi, mund ta kisha zgjatur karrierën time me dy vite dhe mund të kisha mësuar diçka të re”.

“Por, si gjithmonë, mendova vetëm për gjërat që mund të kishin shkuar keq. Nëse do të kthehesha mbrapa, nuk do të merrja të njëjtin vendim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat