Senderos: Xhaka është lojtar i shkëlqyeshëm

Futboll

Senderos: Xhaka është lojtar i shkëlqyeshëm

Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:07
Senderos: Xhaka është lojtar i shkëlqyeshëm

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos ka thënë se Interi do të bënte një “blerje të madhe”, nëse ia del të firmos me Granit Xhakën.

Xhaka është pjesë e Arsenalit, por ka raportime për një largim të mundshëm të tij. Xhaka është yll i përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa ka luajtur gjatë për përfaqësuesen helvetike së bashku me Senderosin.

Interi vlerësohet të jetë prej skuadrave të interesuara për transferimin e Xhakës.

“Xhaka është lojtar i shkëlqyeshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekipin përfaqësues të Zvicrës dhe për Arsenalin”, ka thënë Senderos, që tashmë ka përfunduar karrierën. Ai pos te Arsenali ka luajtur edhe te Milani, Fulhami, Evertoni, Valencia e skuadra tjera evropiane.

“Interi? Kam lexuar raportimet dhe nëse kjo skuadër ia del të firmos me Xhakën, do të bënte një blerje të shkëlqyeshme”, ka thënë Senderos gjatë bisedës me një gazetar italian.

“Por unë nuk e di nëse ai dëshiron të largohe nga Arsenali”.

Vet Xhaka ditë më parë ka theksuar se tashmë është i lumtur te Arsenali. Ai nuk ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet. Në janar kishte refuzuar ofertën e Hertha Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat