Dy klube duan Coutinhon!

Futboll

Dy klube duan Coutinhon!

Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:27
Dy klube duan Coutinhon!

Shumë lajme kontradiktore thuhen e shkruhen për Philippe Coutinho. Dy janë informacione të sigurta: Bayerni nuk dot ë blejë kartonin e tij për 120 milionë euro e as për 100 mln, ndërsa Barcelona nuk e do futbollistin mbrapsht në Camp Nou.

Leicester ishte ekipi që u tërhoq nga gara, pasi nuk mund ta përballojë ekonomikisht, ndërsa tani janë dy klube që e duan. Chelsea dhe Newcastle do të duelojnë mes tyre për futbollistin brazilian.

Trajneri Frank Lampard mund ta bindë përveç parave dhe me emrin  e madh të Chelseas.

Surprizë është Newcastle që pret të rinisë një projekt milioner me pronarë nga Arabia, praktikisht një tjetër sheik kërkon t’i futet rrugës së futbollit. Mirror shkruan se e ardhmja e Coutinhos mund të jetë mes dy klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat