Bordi i FBK-së miraton udhëzuesin e ri për organizimin e Final 8 dhe Superkupën e Kosovës

Futboll

Bordi i FBK-së miraton udhëzuesin e ri për organizimin e Final 8 dhe Superkupën e Kosovës

Më: 4 maj 2020 Në ora: 12:05
FBK

Bordi i Federatës Basketbollit të Kosovës (FBK) së fundi i ka miratuar dy dokumente shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për udhëzuesin e ri për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës dhe udhëzuesin për organizimin e Superkupës së Kosovës.

Organizatorët e Final 8 Kupës së Kosovës dhe Superkupës së Kosovës duhet t’i përmbahen me përpikëri këtyre udhëzuesve gjatë organizimit të këtyre eventeve.

Të dyja dokumentet janë hartuar nga Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së, e cila i është përmbajtur kritereve për organizim të eventeve të FIBA-s dhe Rregullores së Garave të FBK-së.

Elvira Dushku, sekretararja e përgjithshme e FBK-së u shpreh se këta dy udhëzues do të ju shërbejnë shumë organizatorëve në organizimin e këtyr eventeve.

“FINAL 8 KUPA E KOSOVËS është gara më prestigjioze, e cila organizohet nën ombrellën e Federatës së Basketbollit të Kosovës, andaj edhe kërkohet organizim me kritere të larta për këtë event. Ndërhyrja në Udhëzuesin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës, i cili është miratuar para disa viteve ka qenë më se e domosdoshme, pasi gjërat kanë ndryshuar dukshëm në aspektin e organizimit të këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm për FBK-në edhe pse atëherë kur është përgatitur për herë të parë gjithçka ka qenë e përshtatur me kritere të FIBA-s të asaj kohe.

Sa i përket udhëzuesit për organizimin e Superkupës së Kosovës, ky dokument është hartuar për herë të parë dhe ka qenë më se i nevojshëm, andaj organizatorët e ardhshëm duhet të përgatitin këtë event konform këtij Udhëzuesi.

Unë jam shumë krenare që prej vitit 2017 e tutje kam pasur rastin të jem në krye të organizimeve të ndeshjeve ndërkombëtare të Përfaqësueses A të Kosovës nën ombrellën e FIBA-s dhe të dy FIBA Kampionateve Evropiane në Prishtinë dhe me këtë rast kam fituar përvojë për organizime të tilla, andaj për mua nuk ka qenë e vështirë hartimi i këtyre Udhëzuesve, por edhe përshtatja me realitetin në vendin tonë", u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat