Sancho te Liverpool? Ja çka thotë Alexander-Arnold - Bota Sot
Sancho te Liverpool? Ja çka thotë Alexander-Arnold

Futboll

Sancho te Liverpool? Ja çka thotë Alexander-Arnold

Më: 4 maj 2020 Në ora: 23:42
Alexander-Arnold, Sancho

Trent Alexander-Arnold do të donte shumë që Jadon Sancho të bashkohej me Liverpoolin, duke e cilësuar talentin e Borussia Dortmund si një talent të veçantë.

Sancho, 20 vjeçar, është lidhur shumë me një rikthim në Premierligë, ku kërkohej nga Manchester United.

Por, tani shoku i kombëtares, Alexander-Arnold, do të ishte i lumtur nëse Sancho i bashkohet Liverpoolit, ku do ta bënte edhe më të mirë këtë skuadër.

“Nëse ai vjen te ne, do ta bënte ekipin tonë edhe më të mirë” ka deklaruar Alexander-Arnold.

“Kështu, do të isha më shumë se i lumtur nëse do të vinte sepse kam luajtur me të te Anglia dhe ai është një talent i veçantë, i veçantë, i veçantë”.

Sancho po gëzonte një sezon të pabesueshëm te Borussia Dortmund para pezullimit të futbollit shkaku i COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat