Pronarët e rinj të Newcastle i vënë syrin Pochettinos

Futboll

Pronarët e rinj të Newcastle i vënë syrin Pochettinos

Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:54
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino është zgjedhja numër një e pronarëve të rinj të Newcastle për të qenë menaxheri i rradhës në ‘St James’ Park’ dhe ata janë të gatshëm t’i paguajnë atij 19 milionë funte në vit për të marrë përgjegjësinë e klubit.

Ish-menaxheri i Tottenham, pa punë që nga nëntori i kaluar, është i prirur për një rikthim në Premierligë dhe dihet se është i interesuar për rolin.

Steve Bruce do të mbetet si menaxher deri në fund të sezonit aktual, megjithëse mbetet e paqartë se kur do të jetë kjo.

Gjasat janë që argjentinasi të merrte përsipër detyrën pasi të përfundonte sezoni.

Asnjë vendim nga Pochettino apo konsorciumi i mbështetur nga sauditët nuk pritet përpara se Premierliga të përcaktojë nëse do të lejojë marrjen e 300 milionë funteve të klubit nga Mike Ashley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat