Zbulojnë një tjetër rrezik për futbollistët

Futboll

Zbulojnë një tjetër rrezik për futbollistët

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:33
Zbulojnë një tjetër rrezik për futbollistët

Rreziku për infektimin me Covid-19 është i lartë, por me rinisja e kampionateve i përball skuadrat dhe futbollistët me një tjetër problem të madh. Alarmi vjen nga mjekët e Barcelonës.

Në raportin e tyre të zbuluar dhe publikuar nga e përditëshmja spanjolle “AS”, bëhet e ditur se klubet duhet të presin një numër shumë të lartë dëmtimesh në muajin e parë pas fillimit të ndeshjeve.

Sipas mjekëve katalunas, skuadrat duhet të presin nga pesë deri në dhjetë lojtarë të lënduar. Ka disa arsye në këtë për këtë parashikim kaq pesimist. Si fillim periudha e gjatë pa aktivitet.

Pavarësisht se janë stërvituar në shtëpi, kjo nuk mjafton për një futbollist profesionist, që me fillimin e ndeshjeve duhet të përballet me telashe të mëdha fizike.

Mungesa e një përgatitje normale që jep ngarkesën e nevojshme dhe fusha e lojës do të kenë impakt shumë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat